OVL e UÇK'së thotë se i ka adresuar Hagës një rezolutë të mbështetur nga 30 deputetë zviceranë – detaje - Gazeta Express
string(100) "ovl-e-uckse-thote-se-i-ka-adresuar-hages-nje-rezolute-te-mbeshtetur-nga-30-deputete-zvicerane-detaje"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 8:52

OVL e UÇK’së thotë se i ka adresuar Hagës një rezolutë të mbështetur nga 30 deputetë zviceranë – detaje

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 8:52

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se i ka adresuar Dhomave të Specializuara në Hagë një rezolutë të mbështetur nga 30 deputetë zviceranë, në funksion të, siç thuhet, garantimit të një procesi të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, kjo nismë vjen pas miratimit të rezolutave në Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës gjatë ditëve të fundit, të cilat, sipas organizatës, kanë rritur jehonën ndërkombëtare të kërkesës për respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

OVL-UÇK thekson se iniciativa për adresimin e rezolutës është ndërmarrë nga veprimtari Sali Bislimi, në kuadër të komunikimeve ndërkombëtare të zhvilluara së fundmi.

“Dokumenti është dorëzuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati”.

Sipas organizatës, adresimi i kësaj rezolute përfaqëson një hap simbolik drejt respektimit të parimit të një procesi të paanshëm dhe të drejtë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement