OVL e UÇK'së për protestën e 7 gushtit: Interesimi i madh i qytetarëve është dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi - Gazeta Express
string(141) "ovl-e-uckse-per-protesten-e-7-gushtit-interesimi-i-madh-i-qytetareve-eshte-deshmi-e-vetedijes-se-larte-qytetare-dhe-perkushtimit-per-drejtesi"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 12:47

OVL e UÇK’së për protestën e 7 gushtit: Interesimi i madh i qytetarëve është dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 12:47

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Falënderim për përkrahjen dhe interesimin tuaj të madh! Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në emër të këshillit organizues ju shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen e jashtëzakonshme që kemi parë ditëve të fundit për protestën paqësore të thirrur për datën 7 gusht, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.”

Në reagim thuhet se “interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi”.

“Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive.”