OVL e UÇK'së: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta nuk u ftuan në Kuvend për seancën e Epopesë - Gazeta Express
string(111) "ovl-e-uckse-e-papranueshme-dhe-fyese-qe-kategorite-e-dala-nga-lufta-nuk-u-ftuan-ne-kuvend-per-seancen-e-epopese"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 13:42

OVL e UÇK’së: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta nuk u ftuan në Kuvend për seancën e Epopesë

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 13:42

OVL e UÇK-së përmes një reagimi kanë thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për Epopenë e UÇK-së të mos ftohen në Kuvendin e Kosovës përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

“Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre”, thuhet në reagim.

Postimi I plotë:

 Është e papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri.

Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre.

Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori.

Advertisement
Advertisement
Advertisement