OVL e UÇK thotë se Specialja ka refuzuar ta lirojë Hashim Thaçin për varrimin e babait, e quan akt dashakeq dhe të qëllimshëm - Gazeta Express
string(124) "ovl-e-uck-thote-se-specialja-ka-refuzuar-ta-liroje-hashim-thacin-per-varrimin-e-babait-e-quan-akt-dashakeq-dhe-te-qellimshem"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 20:27

OVL e UÇK thotë se Specialja ka refuzuar ta lirojë Hashim Thaçin për varrimin e babait, e quan akt dashakeq dhe të qëllimshëm

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 20:27

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja ka refuzuar lirimin e ish-presidentit Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij Haxhi Thaçi, i cili vdiq të dielën mbrëma.

OVL e UÇK e quan “vendim të padrektë, johuman dhe të papranushëm”, mos lejimin e Thaçit nga ana e Speciales.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Të ndalosh një bir që t’i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement