OVL e UÇK-së thotë se ka marrë mbështetje nga Rama për protestën në Tiranë - Gazeta Express
string(74) "ovl-e-uck-se-thote-se-ka-marre-mbeshtetje-nga-rama-per-protesten-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 11:41

OVL e UÇK-së thotë se ka marrë mbështetje nga Rama për protestën në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 11:41

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur sot në takim në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

OVL e UÇK-së tha se e kanë falënderuar Ramën për mbështetjen e dhënë në protestën e kaluar dhe se i kanë kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e 17 tetorit në Tiranë.

“Sot patëm takim me Kryetarin e kryeqytetit tonë, Prishtinës, njëherit edhe kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së, z. Përparim Rama. E falënderuam për mbështetjen në protestën e kaluar dhe kërkuam që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e 17 tetorit në Tiranë. Nga z. Rama morëm zotimin dhe premtimin e tij në këtë drejtim”.

OVL e UÇK-së tha se dera e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së “është e hapur për të gjithë ata që nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën e popullit tonë për liri, e në veçanti këto kategori”.