OVL e UÇK-së pas aksionit që mbajtën para zyrave të EULEX: Shenjë kujtese e proteste kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve - Gazeta Express
string(121) "ovl-e-uck-se-pas-aksionit-qe-mbajten-para-zyrave-te-eulex-shenje-kujtese-e-proteste-kunder-padrejtesise-ndaj-clirimtareve"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 14:29

OVL e UÇK-së pas aksionit që mbajtën para zyrave të EULEX: Shenjë kujtese e proteste kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 14:29

Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së ka mbajtur sot një aksion simbolik pranë bazës së EULEX-it në Prishtinë në pesëvjetorin që prej kur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë pasi ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata thanë se këtë aksion e organizuar “pikërisht aty ku para pesë vitesh u vetëdorëzuan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Ky aksion u zhvillua në shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët prej pesë vitesh vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, pa drejtësi dhe pa vendim përfundimtar”.

Ata mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “5 vjet padrejtësi e organizuar” dhe një shirit të verdhë me të njëjtin mesazh./Express/