Granit Xhaka u rikthey në “Emirates Stadium” të Londrës, atje ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
Klubi i tij aktual, Bayer Leverkusen e zhvilloi një ndeshje miqësore me Arsenalin, e cila përfundoi 4:1 në të mirë të vendasve.
Kurse, Granit Xhaka pati një pritje tejet të ngrohtë.
Në minutën e 80-të, ai u largua nga loja, teksa tifozët u ngritën në këmbë duke e duartrokitur.
Më pas, edhe ish-trajneri i tij, Mikel Arteta e përqafoi, njëjtë siç bënë edhe pothuajse të gjithë bashkëlojtarët pas ndeshjes.
Nga viti 2016 deri në vitin 2023, Xhaka ishte pjesë e Arsenalit, duke u shndërruar në futbollistët më të dashur të tifozëve, edhe pse kishte pasur probleme të mëdha paraprakisht.