Osmanit iu montuan fotografi me politikanë serbë, Presidenca i kërkon policisë të hetojë se kush e bëri - Gazeta Express
string(102) "osmanit-iu-montuan-fotografi-me-politikane-serbe-presidenca-i-kerkon-policise-te-hetoje-se-kush-e-beri"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 21:37

Osmanit iu montuan fotografi me politikanë serbë, Presidenca i kërkon policisë të hetojë se kush e bëri

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 21:37

Presidenca e Kosovës ka sqaruar një fotografi të manipuluar që po qarkullon në rrjete sociale.

Në reagim theksohet se foto e montuar me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, “është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani”.

Presidenca i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, “të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit. Përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement