Presidenca ka njoftuar për agjendën që do të ketë sot presidentja Vjosa Osmani, duke njoftuar se kjo e fundit do të mbajë një takim të përbashkët konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Takimi do të zhvillohet sot nga ora 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, në sallën C301.
Në njoftim theksohet edhe se pas takimit do të ketë komunikatë për media. /GazetaExpress