Osmani: Vuçiq u ankua për marrëveshjen Kosovë-Shqipëri-Kroaci, i thashë se si komb s'e kemi sulmuar askënd - po mbrohemi - Gazeta Express
string(115) "osmani-vuciq-u-ankua-per-marreveshjen-kosove-shqiperi-kroaci-i-thashe-se-si-komb-se-kemi-sulmuar-askend-po-mbrohemi"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 15:12

Osmani: Vuçiq u ankua për marrëveshjen Kosovë-Shqipëri-Kroaci, i thashë se si komb s’e kemi sulmuar askënd – po mbrohemi

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 15:12

Presidentja Vjosa Osmani tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ankua gjatë samitit të Bërdo-Brionit në Durrës për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes, që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia e nënshkruan në mars të këtij viti.

Ajo tha se Vuçiqit i thanë se marrëveshja ka për qëllim mbrojtjen dhe jo sulmin. Osmani tha se ia përmendi atij edhe faktin se kombi shqiptar s’e ka sulmuar e pushtuar “askënd asnjëherë”.

“Si Kosovë, jemi pro bashkëpunimit rajonal, por në të njëjtën kohë do ta mbrojmë interesin tonë shtetëror, do ta mbrojmë sovranitetin tonë, integritetin tonë territorial. Edhe pse Vuçiqi kishte ankesa për paktin tonë, për marrëveshjen e përbashkët Kosovë, Shqipërisë, Kroaci në fushën e mbrojtjes, ai mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë. Dhe përgjigja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës sonë si komb ne asnjëherë nuk e kemi sulmuar askënd, asnjëherë nuk e kemi pushtuar askënd, mirëpo gjithnjë e kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten dhe integritetin tonë territorial”, tha ajo për televizionin publik shqiptar.

Osmani tha se Kosova rrezikohet nga Serbia dhe se do të vazhdohet të fuqizohet ushtria.

“Pra, aleancat tona janë aleanca mbrojtëse, për të na mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga të tjerët. Në rastin tonë konkret, për kosovën rreziku vjen nga Serbia dhe natyrisht ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë ushtrinë tonë, me qëllim që të mbrohet çdo centimetër e territorit të Republikës së Kosovës dhe liria e fituar me shumë mund e sakrificë”.