Osmani: Vuçiq beson që mund ta kërcënojë Turqinë, ashtu siç bën me vendet fqinje - Erdogan, njeri i fjalës, ka treguar kujdes për rajonin - Gazeta Express
string(135) "osmani-vuciq-beson-qe-mund-ta-kerce123noje-turqine-ashtu-sic-ben-me-vendet-fqinje-erdogan-njeri-i-fjales-ka-treguar-kujdes-per-rajonin1"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 22:14

Osmani: Vuçiq beson që mund ta kërcënojë Turqinë, ashtu siç bën me vendet fqinje – Erdogan, njeri i fjalës, ka treguar kujdes për rajonin

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 22:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili sipas saj po sulmon Turqinë – një shtet anëtar të NATO-s që po ndihmon në mbrojtjen e paqes në rajon.

Osmani ka theksuar se ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për lidershipin e tij në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiq po ndjek një rrugë të kundërt duke kërcënuar Turqinë.

“Jam krenare që kam bashkëpunuar ngushtë me Presidentin Erdogan, një njeri fjale që gjithmonë ka treguar kujdes të sinqertë për popujt e rajonit tonë dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin dhe sigurinë. Vuçiq, ndërkohë, duket se beson se mund të kërcënojë një shtet të madh të NATO-s ashtu siç kërcënon vendet fqinje,” ka shkruar Osmani në rrjetin X.

Ajo e ka akuzuar presidentin serb se në vend që të bashkëpunojë me aleatët e NATO-s, po thellon partneritetet me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse sipas standardeve të saj, për të garantuar paqe e stabilitet për popullin tonë. Vuçiq duhet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë fqinjët e tij,” shtoi Osmani në X.

Në fund, ajo e përfundoi reagimin e saj me një falënderim në turqisht për Presidentin Erdogan dhe popullin turk: “Faleminderit President Erdoğan dhe popullit vëlla të Turqisë; që na ndihmoni të mbrojmë paqen dhe që gjithmonë qëndroni në krah të popullit të Kosovës. Uroj që lidhja jonë e fortë të jetë e përhershme.”