Osmani – Varheji: BE lejoi qasje të vendit në Fondin solidar evropian - Gazeta Express
string(66) "osmani-varheji-be-lejoi-qasje-te-vendit-ne-fondin-solidar-evropian"

Gazeta Express

01/04/2020 17:08

Osmani – Varheji: BE lejoi qasje të vendit në Fondin solidar evropian

Gazeta Express

01/04/2020 17:08

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot përmes video-konferencës mbajti takim me Oliver Varheji, Eurokomisioner për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, ku biseduan për aktivitetet e Qeverisë dhe Shtabit koordinativ në ballafaqimin me sfidat nga epidePOST KOVID-19, si dhe mundësitë për bashkëpunim të thelluar në këtë drejtim me institucionet e BE-së, përcjell GazetaExpress.

Siç kumtoi SÇE, dy bashkëbiseduesit u përqëndruan edhe në ndihmën urgjente që BE-ja do t’ia ndajë vendit tonë.

Lexo Edhe:

“Ndihma urgjente prej katër milion eurosh, por edhe mundësimi i më shumë se 60 milionë euro nga mjete IPA për ballafaqim me sfidat socio-ekonomike, paraqesin ndihmë të rëndësishme nga ana e Bashkimit Evropian, e posaçërisht gëzon fakti që vendi bëhet pjesë e mekanizmit evropian për mbrojtje nga COVID 19, përmes pjesëmarrjes po ashtu edhe në furnizimin e përbashkët të Bashkimit Evropian për mjete mjekësore për këtë qëllim” theksoi Osmani.

Në vazhdim, Varheji theksoi se si vend – negociues, Republika e Maqedonisë së Veriut fitoi qasje edhe deri tek Fondi Solidar Evropian, prej ku, së bashku me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë përkatëse do të shpërndahen mjetet për ballafaqim të solidarizuar me sfidat e COVID 19.

Osmani dërgoi edhe falënderim personal deri te eurokomisari Varheji, për kontributin e tij personal për vendimin për negociatat qasëse me BE-në.

“Ju përcjelli mirënjohje të sinqertë në emër të gjithë Qeverisë dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për suksesin historik të vendit që më në fund të merr vendim për fillim të negociatave”, theksoi Osmani, duke i drejtuar edhe mirënjohje personale eurokomisionerit Varheji./GazetaExpress/B.Lika/