Osmani: Vaksinat kundër COVID-19 pritet të vijnë në javën e parë të muajit mars - Gazeta Express
string(78) "osmani-vaksinat-kunder-covid-19-pritet-te-vijne-ne-javen-e-pare-te-muajit-mars"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 22:41

Osmani: Vaksinat kundër COVID-19 pritet të vijnë në javën e parë të muajit mars

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 22:41

Ushtruesja e detyrës së presidenti të Kosovës, Vjosa Osmani tha se në javën e parë ose të dytë të muajit mars pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.

Osmani thotë se ky kontingjent do të përdoret për kategoritë më të rrezikuara, për sistemin shëndetësorë dhe personat më të vjetër.

Lexo Edhe:

“Ne nuk kemi marrë informata nga Ministria e Shëndetësisë, por në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, të cilët dua t’i falënderoj shumë. Pra ajo çka jam informuar nga partnerët drejtpërdrejt është që Kosova si pjesë e COVAX, e cila ia mbulon Kosovës 20 për qind të vaksinave për popullatën që e ka, në mars, respektivisht në javën e parë ose të dytë të marsit, të sjell kontingjentin e parë.

Nuk mund të përmend numër të saktë të vaksinave që do t’i mbulojë kontigjenti i parë, por ato do të dedikohen për kategoritë më të rrezikuara, që nënkupton ata që punojnë në sistemin shëndetësor, kanë cdo ditë kontakt me të sëmurët, por edhe personat më të vjetër”, ka deklaruar ajo në emisionin “Kallxo Pernime”.

Ndërsa, sa i përket kontigjentit të dytë me vaksina, Osmani thotë se pritet të vijë në muajin qershor.

“Kontigjenti i dytë pritet në qershor, kurse pjesa tjetër sipas planit dinamik pritet të vijë në shtator”, tha Vjosa Osmani.

Ajo shton se “Qeveria ka kontaktuar në aspektin bilateral edhe me Austrinë, që të marrë një kontigjent të një vaksine tjetër e cila pritet të pranohet apo miratohet diku në fund të gjysmës së parë të vitit e cila mund të arrijë diku kah shtatori”. /Express/