Osmani uron kryeministren e Japonisë për fitoren në zgjedhje - Gazeta Express
string(60) "osmani-uron-kryeministren-e-japonise-per-fitoren-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:47

Osmani uron kryeministren e Japonisë për fitoren në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:47

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, për fitoren në zgjedhje.

Përmes një mesazhi, Osmani theksoi se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme me Japoninë, duke e cilësuar atë si një aleate të palëkundur të popullit të Kosovës.

Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Japoninë, me synim thellimin e partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Urime kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, për fitoren vendimtare në zgjedhje. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të qëndrueshme me Japoninë, një aleate e palëkundur e popullit të Kosovës. Presim me kënaqësi të vazhdojmë punën së bashku për të thelluar partneritetin tonë dhe për të avancuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar ajo në X.

Advertisement
Advertisement
Advertisement