string(119) "osmani-uron-kancelarin-e-ri-gjerman-mezi-presim-te-forcojme-raportin-me-gjermanine-per-te-avancuar-drejt-be-se-e-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:30

Osmani uron kancelarin e ri gjerman: Mezi presim të forcojmë raportin me Gjermaninë për të avancuar drejt BE-së e NATO-s

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:30

Presidentja e Kosovës ka uruar në emër të popullit të Kosovës kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, pasi ky i fundit ka marrë votat e mjaftueshme në raundin e dytë për të drejtuar Qeverinë gjermane, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se ky është një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës.

 “Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.”, ka shkruar Osmani./Express/