Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë: Zënë vend të veçantë - Gazeta Express
string(70) "osmani-uron-diten-e-komunitetit-ashkali-ne-kosove-zene-vend-te-vecante"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 14:35

Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë: Zënë vend të veçantë

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 14:35

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar ashkalinjtë për ditën e tyre.

Presidenca tha në një njoftim se “në mozaikun e identitetit të Republikës së Kosovës, komuniteti ashkali zë një vend të veçantë, me traditat, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë e tij të pasur që e kanë bërë vendin tonë më të larmishëm”.

“Trashëgimia kulturore e ashkalinjve është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës”.

“Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar. Forca e Kosovës qëndron pikërisht në shumëllojshmërinë e saj, në ndërthurjen e traditave, në respektin reciprok dhe të ardhmen e përbashkët me dinjitet për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement