Osmani udhëtoi për Shqipëri, merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit - Gazeta Express
string(71) "osmani-udhetoi-per-shqiperi-merr-pjese-ne-samitin-e-lidereve-te-rajonit"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 9:17

Osmani udhëtoi për Shqipëri, merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 9:17

residentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Durrës, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Me temë: “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”, takimi i këtij viti do të fokusohet në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me fokus në Planin e Rritjes së Rajonit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Iniciativa Brdo-Brijuni, synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t`i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.