string(59) "osmani-ua-ndan-medaljen-presidenciale-nenave-te-srebrenices"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 12:47

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 12:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje presidenciale për nënat e Srebrenicës në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.

Gjatë fjalës së saj ajo ka thënë se në Sebrenicë u masakruan më shumë se 8 mijë burra e fëmijë nga forcat gjenocidale të Millosheviqit.

Sipas saj, nënat nuk kanë një varr ku do të vajtojnë të dashurit e tyre. Mirëpo sipas saj, përkundër kësaj dhimbjeje të pafund, nënat e Srebrenices njësoj si shumë nëna të Kosovës kanë vendosur të ngrehin zërin.

“Ju jeni bërë zëri i atyre që nuk mund të flasin. Më çdo fotografi që e keni mbajtur në duart tuaja ju keni ruajtur kujtimin e gjallë. Të dashura nëna të Srebrenicës gjatë mandatit tim si presidente kam nderuar shpeshherë nënat e Kosovës që kanë shndërruar dhimbjen e tyre në forcë dhe asnjëherë nuk heshtën për të kërkuar drejtësi për fëmijët që humbën gjatë luftës. Sot kam nderin në emër të gjithë qytetarëve, në bazë të kompetencave kushtetuese që kam, nënave të Srebrenicës të ua dhuroj Medaljen Presidenciale për Shërbim”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq përfaqësuesja e nënave të Srebrenicës ka thënë se kanë paraqitur të vërtetën para botës.

“Kemi luftuar për rezoluta në Asamblenë e Kombeve të Bashkuar që është shumë me rëndësi që gjenocidi të mbahet në mend. Nëse kam mbetur pa birin tim,… nuk kam mbetur pa krenari. I kemi hapur sytë e gjithë botës ndaj dinjitetit tonë njerëzor”, ka thënë ajo.