Osmani u thotë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit disa gazetarëve pa përmend emra: S'dua të ndërhyj në hetime - flet edhe për grushtshtet - Gazeta Express
string(127) "osmani-u-thote-bashkepunetore-te-radoiciqit-disa-gazetareve-pa-permend-emra-sdua-te-nderhyj-ne-hetime-flet-edhe-per-grushtshtet"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 10:52

Osmani u thotë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit disa gazetarëve pa përmend emra: S’dua të ndërhyj në hetime – flet edhe për grushtshtet

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 10:52

Pa përmendur emra, presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar gazetarë, për të cilët dje tha se “do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë”.

Duke marrë shkas nga ndalimi i kameramanit të mediumit Paparaci, Jetmir Muji që incizoi mbrojtjen e afërt të fëmijëve të presidentes në afërsi të një shkolle private, Osmani tha se në disa hetime, që tha se po bëhen, ka gazetarë që janë “bashkëpunëtorë” të Milan Radoiçiqit.

“E para nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetërkush. Janë hetuar Radoiçiqiat. Kur hetohen Radoiçiqiat, dalin bashkëpunëtorët e tyre. Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore, që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grushtshtet, përfshirë rrezikime të ndryshme që i janë bërë dhe i bëhen Kosovës… Pastaj kanë dalur shumë prova. Institucionet e sigurisë janë ende duke i vazhduar hetimet… E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”, tha Osmani.

Ajo tha “mezi po e pres momentin që të mund t’i publikojë emrat”, gjë që tha se s’mund ta bëjë “derisa të përfundojnë hetimet, sepse nuk dua të ndërhyj në hetime”.

“Është mirë që të dihet kush është kush në këtë Republikë”, tha Osmani.