Osmani u përgjigjet menjëherë reagimeve të VV’së që thanë se bëri shkelje: Keqlexim dhe politizim i skajshëm i situatës - Gazeta Express
string(116) "osmani-u-pergjigjet-menjeherereagimeve-te-vvse-qe-thane-se-beri-shkelje-keqlexim-dhe-politizim-i-skajshem-i-situates"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 20:51

Osmani u përgjigjet menjëherë reagimeve të VV’së që thanë se bëri shkelje: Keqlexim dhe politizim i skajshëm i situatës

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 20:51

Presidenca e Kosovës ka reaguar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në reagim thuhet se aktgykimi i konfirmon argumentet juridike të dorëzuara nga Presidenca në Gjykatën Kushtetuese rreth këtij rasti, si dhe konfirmon se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese.

Tutje, presidenca i është përgjigjur edhe reagimeve të zyrtarëve të pushtetit që thanë se aktgjykimi konstatoi se Osmani ka bërë shkelje kushtetuese.

Në reagim thuhet se ky është një keqlexim i aktgjykimit dhe politizim i skajshëm i situatës.

“Deklaratat politike për kinse shkelje kushtetuese tregojnë edhe keqlexim të aktgjykimit, por edhe politizim të skajshëm të një situate tashmë të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese: që dështimi për zgjedhjen e Presidentit të vendit është i deputetëve dhe si pasojë e mungesës së vullnetit politik për të arritur konsensus rreth zgjedhjes së Presidentit”.

“Në vend të deklarimeve të tilla të paqëndrueshme, ftojmë Kuvendin e Kosovës që qysh nesër ta caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe ta kryejnë detyrimin për të cilin janë zgjedhur, duke i dhënë vendit stabilitet dhe siguri”, thuhet në reagim. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement