VV e "bindi" Osmanin se mund ta bëjnë qeverinë, Abdixhiku i reagon: Presidenti analizon saktë, pa implikime fushate - Gazeta Express
string(108) "vv-e-bindi-osmanin-se-mund-ta-bejne-qeverine-abdixhiku-i-reagon-presidenti-analizon-sakte-pa-implike-fushate"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 16:56

VV e “bindi” Osmanin se mund ta bëjnë qeverinë, Abdixhiku i reagon: Presidenti analizon saktë, pa implikime fushate

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 16:56

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në një konferencë për media ka folur edhe për çështjen e mandatimit të Glauk Konjufcës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Abdixhiku ka thënë se në takimin që kanë pasur, i ka kërkuar Osmanit që të ushtrojë funksionin e saj kushtetues, në mbrojtje të Kushtetutës, duke mos i humbur vendit kohë duke e mandatuar dikë që s’ka gjasa, shkruan Gazeta Express.

 “Unë i kam kërkuar presidentes që të ushtrojë funksionin e saj kushtetues në Mbrojtje të Kushtetutës. Më mirë është mos me i humb vendit kohë, se me e mandatu dikë që s’ka gjasë”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se një president zgjidhet, për ta luajtur edhe rolin e gjyqtarit në momente kritike, e kur ka kriza, për të analizuar gjendjen saktë, dhe për të marrë vendime pa implikime në fushatën e partive politike.

“Ne zgjedhim president, që luan rolin e gjyqtarit kur ka momente kritike, kur ka krizë, kur s’ka dalje nga kriza, ka një president që analizon gjendjen saktë, pa implikime fushatore të partive politike”, është shprehur Abdixhiku.

Në takimin me krerët e partive politike, Abdixhiku ka thënë se e kanë bërë të qartë qëndrimin politik që nuk kanë vota për LVV-në dhe thotë se në atë takim s’kishin shkuar për të negociuar.

“Në takimin e javës së kaluar ne kemi deponuar qëndrimin tonë politik, s’kemi shkuar për të negociuar, tek gjyqtarja, tek presidentja, tek figura e unitetit”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se ka pritur që presidentja të marrë vendim bazuar në logjikën matematikore, duke theksuar se 52 deputet, përfshirë edhe të minoriteteve jo-serbe kishin deklaruar që s’kanë votë për LVV-në.

“Logjika thotë që s’ka shumicë. Nëse interesi vendit është që të mos humbet kohë, kam prit që presidentja të thotë, që shiqoni që unë jam presidente, por më shumë besoj në logjikën matematikore”, është shprehur Abdixhiku./GazetaExpress/