Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media është deklaruar për një sërë gjërash përfshirë këtu edhe një rikandidim të mundshëm.
Osmani ka thënë se janë disa gazetarë që po e bindin atë ‘’mos me u ndal e me vazhdu’’, nëpërmjet sulmeve që ia bëjnë.
“A do të rikandidoj, do të vendosi në ndërkohë. Sa po them të marrë një pushim, po çohen do gazetarë po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndalë e me vazhdu”, ka thënë Osmani.
Në një pyetje tjetër Osmani, e pyetur serish për mundësinë e rikandidimit, ajo tha se është duke e menduar ‘’shumë seriozisht’’.
‘‘Shumë seriozisht bile prej djeshit, kurrë ma seriozisht. S’është kjo çështje ofertash sepse as në mandatin tim të parë nuk ka qenë çështje ofertash’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...