Osmani thotë se shumë çështje do të mbesin "të pasqaruara" pas tërheqjes së kërkesës: Deputetët t'i adresohen sërish gjykatës më pas - Gazeta Express
string(128) "osmani-thote-se-shume-ceshtje-do-te-mbesin-te-pasqaruara-pas-terheqjes-se-kerkeses-deputetet-ti-adresohen-serish-gjykates-me-pas"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 17:13

Osmani thotë se shumë çështje do të mbesin “të pasqaruara” pas tërheqjes së kërkesës: Deputetët t’i adresohen sërish gjykatës më pas

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 17:13

Presidentja Vjosa Osmani pret që disa çështje të mbesin “të pasqaruara” edhe pas vendimit që pritet ta marrë Gjykata Kushteuese rreth konstitutimit të Kuvendit.

Ajo tha në një konferencë për media se e tërhoqi kërkesën e saj në Gjykatë, pasi gjyqtar raportues për të është caktuar Radomir Llaban, për të cilin tha se ka informacione zyrtare se paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Osmani tha se rasti i saj “ka qenë një rast jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse nëpërmjet tij do të mund të qartësoheshin një sërë temash të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës, jo vetëm për këtë mandat, por edhe për mandatet e ardhshme”.

“Megjithatë mendoj se më shumë dëm do të bëhej sikur ne t’i mbyllnim sytë dhe të pretendonim se asgjë nuk ka ndodhur me caktimin e një gjyqtari për të cilin i kemi marrë infomraiconet të cilat i kemi marrë”, tha ajo.

Presidentja tha se po të lihej kërkesa e saj, do të bëhej “më shumë dëm sesa dobi”.

Tani, ajo i inkurajoi deputetët që pasi Gjykata të vendosë lidhur me kërkesat e dërguara nga PDK-ja dhe LDK-ja në Kushtetuese, ajo të pyetet sërish për çështjet që do të mbesin pa u sqaruar.

“Tani ka gjasa që shumë çështje do të mbesin të paqarta dhe unë dua t’i inkurajoj deputetët e Republikës së Kosovës të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e inicuara nga PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara edhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërsëdrejti Gjykatës Kushtetuese me shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues natyrisht”, tha ajo.