Osmani: Të tregojmë unitet në dënimin e agresionit dhe mbështetje për Ukrainën - Gazeta Express
string(77) "osmani-te-tregojme-unitet-ne-denimin-e-agresionit-dhe-mbeshtetje-per-ukrainen"

Ballina

Gazeta Express

29/11/2022 16:45

Osmani: Të tregojmë unitet në dënimin e agresionit dhe mbështetje për Ukrainën

Ballina

Gazeta Express

29/11/2022 16:45

Mbajtja e takimit ministror të NATO-s në Bukuresht për ne ka edhe një tjetër simbolikë – në vitin 2018 prisnim këtu të bëhemi anëtare e NATO-s, ndërsa sot vijmë si anëtare, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani para fillimit të takimit të Këshillit Veriatlantik, në nivel të ministrave të punëve të jashtme, që po mbahet sot dhe nesër në Bukuresht.

“Simbolika se po mbahet takimi ministror të NATO-s në Bukuresht do të thotë se NATO-ja po dërgon një mesazh të fortë se rajoni i Detit të Zi është me interes strategjik për Aleancën. Mesazhi është që të tregojmë unitet, kohezion në pjesën e dënimit të agresionit, në përkrahjen praktike të Ukrainës, por kuptohet edhe në forcimin e kapaciteteve në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s ku edhe ne bëjmë pjesë”, tha Osmani.

Lexo Edhe:

Ministri thekson se ne jo vetëm kemi treguar se jemi partnerë në të cilat mund të ketë besim, por kemi treguar edhe pa mëdyshje absolute në lidhje me dënimin e agresionit dhe mbështetje për Ukrainën.

Në pyetjen e gazetarëve pse Kosova nuk po merr pjesë në këtë takim ministror të NATO-s, ​​Osmani tha se në këtë takim janë ftuar vendet të cilat momentalisht janë më të rrezikuara nga ndikimi rus. Theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Këtë herë ato vende janë Moldavia, Gjeorgjia dhe Bosnja e Hercegovina. Por, kuptohet, e mbështesim kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në NATO. Në këtë takim janë ftuar vendet të cilat për momentin janë më të rrezikuara nga ndikimi rus”, tha Osmani.