Osmani: Të dalim sa më shumë e të votojmë për katër vjet më të mira, për demokracinë tonë - Gazeta Express
string(87) "osmani-te-dalim-sa-me-shume-e-te-votojme-per-kater-vjet-me-te-mira-per-demokracine-tone"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 15:51

Osmani: Të dalim sa më shumë e të votojmë për katër vjet më të mira, për demokracinë tonë

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 15:51

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ajo thirri që kjo ditë të shfrytëzohet me vendosmëri e të votohet për katër vjet më të mira në komuna.

“Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!”, ka shkruar ajo.

Osmani më herët ka votuar në Prishtinë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.