Osmani takon Orav: Flasin për takimin konsultativ me partitë dhe vizitën e Costa’s - Gazeta Express
string(80) "osmani-takon-orav-flasin-per-takimin-konsultativ-me-partite-dhe-viziten-e-costas"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 12:36

Osmani takon Orav: Flasin për takimin konsultativ me partitë dhe vizitën e Costa’s

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 12:36

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim e bërë, theksohet se Osmani e ka informuar ambasadorin Orav, për takimet konsultative që do ta zhvillojë me liderët e partive politike, takime që pritet të mbahen nesër.

‘‘Presidentja Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend.

Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër’’, thuhet në njoftim.

Tutje, aty shtohet edhe se gjatë takimit, të dy ata kanë diskutuar për vizitën  e kryesuesit të Këshillit të BE-së, António Costa, vizitë që ky i fundit do të zhvillojë sot.

‘‘Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës’’, thuhet në njoftim. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement