Osmani takon Kallas: Hiqni krejt masat, i kemi plotësuar kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian - Gazeta Express
string(91) "osmani-takon-kallas-hiqni-krejt-masat-i-kemi-plotesuar-kushtet-e-vena-nga-bashkimi-evropian"

Lajme

Gazeta Express

17/12/2025 17:11

Osmani takon Kallas: Hiqni krejt masat, i kemi plotësuar kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian

Lajme

Gazeta Express

17/12/2025 17:11

Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas. Osmani ka thënë se e ka falënderuar Kallas për mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin evropian.

Ajo i ka kërkuar Kallas që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat, duke thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian.

Osmani shtoi se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerë deri në heqjen e plotë të masave.

“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement