Darkë me zyrtarin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Osmani: E falënderova për kontributin shumëvjeçare për Kosovën - Gazeta Express
string(97) "osmani-takon-drejtorin-per-evropen-ne-shtepine-e-bardhe-e-falenderon-per-mbeshtetjen-ndaj-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

14/12/2024 19:45

Darkë me zyrtarin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Osmani: E falënderova për kontributin shumëvjeçare për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

14/12/2024 19:45

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani, e cila ka shtuar edhe se, ajo e ka falënderuar Carpenter për kontributin dhe mbështetjen për Kosovën.

Lexo Edhe:

‘‘Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike’’, ka shkruar Osmani. /GazetaExpress