string(119) "osmani-takon-ambasadoret-e-holandes-finlandes-dhe-suedise-flasin-per-situaten-e-krijuar-pas-moskonstituimit-te-kuvendit"

Gazeta Express

04/06/2025 19:18

Osmani takon ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë, flasin për situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit

Gazeta Express

04/06/2025 19:18

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës, znj. Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, z. Jonas Westerlund.

Në njoftimin e presidencës thuhet se zhvillimet e fundit në vend dhe situata e krijuar pas moskonstituimit të kuvendit, ishin temë diskutimi në këtë takim.

“Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme. Presidentja i falënderoi per përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik”, thuhet në njoftim.

aaaaa