Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe është takuar me senatorin Andy Kim.
Osmani ka thënë se të dy kanë diskutuar për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, në aspektin e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe inovacionin.
‘‘Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan! 🇽🇰🇺🇸
Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress