Osmani takohet me Sekretarin e NATO’s: Riafirmova gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes në Kosovë e rajon - Gazeta Express
string(130) "osmani-takohet-me-sekretarin-e-natos-riafirmova-gatishmerine-tone-per-koordinim-te-rregullt-ne-mbrojtje-te-paqes-ne-kosove-e-rajon"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 14:48

Osmani takohet me Sekretarin e NATO’s: Riafirmova gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes në Kosovë e rajon

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 14:48

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë.

Ajo tha se në këtë takim i ka riafirmuar gatishmërinë e Kosovës për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.