Osmani takohet me Radevin, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim - Gazeta Express
string(94) "osmani-takohet-me-radevin-diskutojne-per-bashkepunim-ne-mbrojtje-politike-te-jashtme-dhe-arsim"

Osmani takohet me Radevin, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim

Lajme

Gazeta Express

09/11/2024 21:15

Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

Bashkë biseduan për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Lexo Edhe:

Tutje, e para e vendit thotë se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.