Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve - Gazeta Express
string(83) "osmani-takohet-me-presidentin-e-sierra-leones-flasin-per-bashkepunim-mes-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 15:38

Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 15:38

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se është takuar me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta”, tha ajo.

Osmani shtoi se “Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën”.

Presidentja më herët njoftoi se kishte shkuar në Emirate për të marrë pjesë në World Governments Summit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement