Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve - Gazeta Express
string(98) "osmani-takohet-me-kryeministrin-e-cadit-diskutojne-per-marredheniet-bilaterale-ndermjet-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:08

Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë qëndrimit të saj në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çadit, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave globale.

“Kënaqësi ta takoj Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Osmani në një njoftim në Facebook.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e partneriteteve strategjike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement