Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.
Me të kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.
“Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.”