Osmani takohet me Kryeipeshkvin Paul Gallagher, shpreson që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës - Gazeta Express
string(97) "osmani-takohet-me-kryeipeshkvin-paul-gallagher-shpreson-qe-vatikani-ta-njohe-pavaresine-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 16:17

Osmani takohet me Kryeipeshkvin Paul Gallagher, shpreson që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 16:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.

Ajo ka thënë se nën udhëheqjen e Papa Leonit shpreson që do të bëhen hapa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Neë York, takova Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë. Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën.”