Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në SHBA, është takuar sot me kongresistin republikan Mike Lawler.
Osmani përmes një shkrimi në Facebook thotë se Laëler është një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan.
Ajo njoftoi se në këtë takim kanë diskutuar mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët.
“Me Kongresistin republikan Mike Laëler, një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan, diskutuam mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët.
Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran”, tha ajo.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...