Osmani nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit - Gazeta Express
string(25) "osmani-shperndan-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 8:48

Osmani nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 8:48

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit.

“Përfaqësuesit mbrëmë vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje. Ka qenë krejt e evitueshme. Në përputhje me Kushtetutën kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”.

Procesi ka dështuar në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Kandidatë për president ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy të propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dështimit të procesit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Osmani tha se “asnjë kërkesë për masë të përkohshme në Gjykatë Kushtetuese nuk e pezullon automatikisht rrjedhjen e afatit kushtetues. Vetëm një vendim i gjykatës do të mund ta bënte një gjë të tillë. Dhe një vendim nuk ekziston deri në këto momente. Gjuha e Kushtetutës është e detyrueshme”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement