string(128) "osmani-shkruan-per-tre-kosovaret-qe-diplomuan-ne-akademine-ushtarake-amerikane-mirenjohje-shba-se-per-shkollimin-e-kuadrove-tona"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 15:27

Osmani shkruan për tre kosovarët që diplomuan në akademinë ushtarake amerikane: Mirënjohje SHBA-së për shkollimin e kuadrove tona

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 15:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për tre kosovarët të cilët kanë diplomuar në një prej akademive më prestigjioze ushtarake të SHBA-së.

“Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

 Krenari për Kosovën! 🇽🇰🇺🇸

Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik.

Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona.

aaaaa