Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është duke u mbajtur “Dita e Forcës”.
Ajo atje ka parë pajisjet dhe automjetet e FSK-së, derisa ushtarët i kanë treguar për detajet e këtyre pajisjeve.
Osmani gjatë vizitës është shoqëruar nga Rifat Jashari dhe gjeneral lejtanti Bashkim Jashari.