Osmani shihet me Ukë Rugovën, s'flet për "Presidentin": Është Epopeja e UÇK-së sot, ta respektojmë - Gazeta Express
string(92) "osmani-shihet-me-uke-rugoven-sflet-per-presidentin-eshte-epopeja-e-uck-se-sot-ta-respektojme"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 11:54

Osmani shihet me Ukë Rugovën, s’flet për “Presidentin”: Është Epopeja e UÇK-së sot, ta respektojmë

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 11:54

Presidentja Vjosa Osmani refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ndërsa po dilte nga Kuvendi së bashku me deputetin e LDK-së, Ukë Rugova, djalin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, pas seancës solemne për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“A do të nominoheni nga Kurti?”, dhe “a do të keni takim në orët e pasdites me z.Kurti?”, ishin disa nga pyetjet që iu bënë asaj.

“Është Epopeja e UÇK-së sot. Ju lus bashkërisht që ta respektojmë”, tha Osmani.

Lëvizja Vetëvendosje dje pasdite e hodhi poshtë zyrtarisht mundësinë që ta mbështesë Osmanin për presidente edhe për një mandat, të cilin ajo po e kërkon. Në vend të kësaj, partia e Kurtit vendosi që ta kandidojë Glauk Konjufcën për president.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha mbrëmë se i kishin ofruar Osmanit 30 nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar, por se ajo kishte refuzuar.

Nga Presidenca thanë se Osmanit i ishte ofruar vetëm mundësia që “të hyjë në garë vec sa per formalitet”, por jo përkrahja me votë në Kuvend, e cila në këtë rast është zhvendosur te Konjufca.

Advertisement
Advertisement
Advertisement