OSMANI: Sektori civil – lidhje e pathyeshme në ndërtimin e shtetit funksional demokratik - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 17:48

OSMANI: Sektori civil – lidhje e pathyeshme në ndërtimin e shtetit funksional demokratik

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 17:48

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me përfaqësuesit e disa think- thank organizatave në vend.

Qëllimi i takimit ishte përforcimi i dialogut me think- thank komunitetin e cila ka rol të rëndësishëm në proceset politike kyçe të vendit, në drejtim të hapjes së diskutimit për ngjarjet aktuale politike dhe sfidat për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, kumton MPJ.

“Debatet e hapura dhe diskutimet janë bazë e proceseve demokratike në një vend. Sektori civil përfaqëson pjesë të pandashme në ndërtimin e shtetit demokratik dhe funksional. Si rrjedhojë, ekspertiza, studimet dhe analizat e think- thank organizatave kanë rëndësi të veçantë në ndërtimin e diskursit të përgjithshëm politik që përfaqëson proces i sinergjisë në mesin e gjithë vepruesve aktiv në shoqëri”, theksoi Osmani.

Në kuadër të takimit, theksohet në kumtesë u shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, agjendën evropiane të vendit dhe angazhimin e tyre në strukturën negociuese në kuadër procesit për aderim në BE. Nga ana e përfaqësuesve të sektorit civil u kërkua inicimi i një numri më të madh të aktiviteteve projektuese dhe mekanizma për përfshirjen e ekspertizës së tyre.

“Si ministër i Punëve të Jashtme do të përpiqem sa më shumë që të jetë e mundur në sigurimin e mjeteve financiare dhe projekteve që në vete do të përfshinin forma të bashkëpunimit me think- thank komunitetin. Metodologjia e re për procesin negociues, imponon formë tjetër të dialogut me vendet anëtare dhe vendimi final për anëtarësim do të jetë ekskluzivisht prerogativë e tyre. Në këtë drejtim, roli i MPJ-së në interaksion me kryeqendrat e vendeve anëtare do të jetë i rëndësisë kyçe dhe e pazëvendësueshëm. Prandaj, do të duhet mobilizim më i madh, jo vetëm i administratës, por edhe i sektorit civil që të bëhemi më të suksesshëm në këtë proces”, tha Osmani.

Me këtë rast Osmani paralajmëroi kryesimin e Maqedonisë së Veriut me “Fondin për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se d të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë, që nëpërmes këtij Forumi dhe përmes rolit që do të na jepet, të tentojmë të sigurojmë më shumë fondacione për realizimin e projekteve të sektorit joqeveritar.