Osmani: Rënia e Afrim Bunjakut na kujton se liria kërkon sakrificë, asnjë sulm nga Serbia s’e ndal të vërtetën se Kosova është sovrane - Gazeta Express
string(131) "osmani-renia-e-afrim-bunjakut-na-kujton-se-liria-kerkon-sakrifice-asnje-sulm-nga-serbia-se-ndal-te-verteten-se-kosova-eshte-sovrane"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:10

Osmani: Rënia e Afrim Bunjakut na kujton se liria kërkon sakrificë, asnjë sulm nga Serbia s’e ndal të vërtetën se Kosova është sovrane

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:10

Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ka kujtuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku, për të cilin tha se ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Osmani tha se ngjarja e shtatorit të para dy viteve kujton se liria kërkon sakrificë, por shtoi se asnjë sulm nga Serbia s’e “ndal të vërtetën” që Kosova është shtet sovran dhe i lirë.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani.