Osmani: Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme - Gazeta Express
string(114) "osmani-qytetaret-nuk-kane-dashur-zgjedhje-ketu-e-sollen-vendin-njerez-te-papergjegjshem-e-me-qellime-te-rrezikshme"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 8:57

Osmani: Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 8:57

E paralajmëruar për në orën 08:00, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka nisur konferencën e saj me disa minuta vonesë. Në këtë konferencë që erdhi pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, Osmani thasë qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje

“Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje. Këtë situate e ka krijuar dështimi i kuvendit për ta kryej detyrën. Këtu e sollen vendin njerëz të papërgjegjshëm, e me qëllime të rrezikshme”, tha Osmani

Përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme dhe është për të ardhur keq që kemi arritur deri këtu.

Sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në një republikë kushtetuese ekziston diçka që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit: Kushtetuta. Ajo është kontrata themelore e shtetit dhe e qytetarëve.

Ky dështim nuk ishte as i rastësishëm dhe as i pamenduar; përkundrazi, ishte i kalkuluar dhe i menduar, gjë që është edhe më shqetësuese.

Mandati i presidentit të ri duhej të përfundonte më 4 prill. Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e tij. Ky afat tashmë ka skaduar. Nuk kemi të bëjmë me një debat politik, por me një fakt të qartë kushtetues.

Kuvendi ka dështuar të përmbushë një nga obligimet e tij themelore kushtetuese. Një kuvend që nuk arrin ta zgjedhë presidentin nuk mund të vazhdojë pafundësisht pa e kryer këtë detyrë.

Afati përfundimtar për këtë proces ishte i qartë dhe përfundoi mbrëmë në mesnatë. Deputetët kishin në dispozicion 23 ditë, por vendosën të mos e përmbushin këtë obligim.

Fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë ditët në dispozicion nuk e ndryshon Kushtetutën. Kushtetuta nuk funksionon sipas logjikës së komoditetit politik. Asnjë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nuk e pezullon rrjedhën e afateve kushtetuese.

Sot nuk kemi një situatë të hapur për interpretim: afati kushtetues tashmë ka përfunduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement