Osmani pyetet për vendimin e Supremes: Palët e pakënaqura mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese - Gazeta Express
string(95) "osmani-pyetet-per-vendimin-e-supremes-palet-e-pakenaqura-mund-ti-drejtohen-gjykates-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 17:22

Osmani pyetet për vendimin e Supremes: Palët e pakënaqura mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 17:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferenës së sotme është pyetur edhe për vendimin e Gjykatës Supreme.

Ajo tha se palët e pakënaqura mund t’i drejtohen Kushtetueses.

“Për Supremen palët e pakënaqura mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kurse Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj për AAK’në ka thënë se nëse deputetët  dëshirojnë ta ngrisin çështjet e papërputhshmërisë mes detyrës së deputetit dhe ministrit atëherë mund ta bëjnë me 40 nënshkrime. Pra është edhe kjo rrugë tjetër, sepse po flasim për një çështje kushtetuese. Tash unë e kam opinionin tim, por mos ta marr detyrën e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo. /GazetaExpress/