Osmani: Punojmë që Maqedonia e Veriut te futet në Programin e Heqjes së Vizave të SHBA - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 10:47

Osmani: Punojmë që Maqedonia e Veriut te futet në Programin e Heqjes së Vizave të SHBA

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 10:47

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka formuar grup pune që do të ketë për detyrë që Republikën e Maqedonisë së Veriut ta bashkon në programin e Heqjes së Vizave me SHBA-në, pra heqjen e vizave për qytetarët e vendit tonë.

“Unë kam formuar grup pune brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme që ka për detyrë të punojë në aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Programin e Heqjes së Vizave të SHBA-së”, tha Osmani..

Lexo Edhe:

Procesi i heqjes së vizës për shtetasit tanë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara është një proces i gjatë dhe kompleks, por duke pasur parasysh angazhimin tonë për forcimin e aleancës ekzistuese, kushtet janë krijuar për të filluar këtë proces. Konfirmimi më i madh i kësaj është pranimi i vendit tonë në Aleancën e NATO-s, por edhe përparimi i bërë në fushën e sigurisë, si një plotësues i partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Përfundimi me sukses i këtij procesi kërkon punë afatgjatë dhe të përkushtuar, dhe arritja e këtij qëllimi do të jetë në dobi të qytetarëve të të dy vendeve mike. Përveç kësaj, ajo do të krijojë një efekt të rëndësishëm pozitiv në bashkëpunimin ekonomik, prosperitetin demokratik dhe zhvillimin, por ne besojmë se në përgjithësi do të ketë një ndikim pozitiv në të gjithë rajonin.