string(111) "osmani-publikon-pamje-nga-darka-qe-e-organizoi-presidentja-e-zvicres-ngreme-dolli-per-miqesine-mes-popujve-tane"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 9:30

Osmani publikon pamje nga darka që e organizoi Presidentja e Zvicrës: Ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 9:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga darka shtetërore që u organizua nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran.

Në këtë ngjarje solemne, ku ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të mërgatës shqiptare, u ngrit dolli për miqësinë mes dy popujve dhe të ardhmen e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.