Osmani priti në zyrë ish-policin Arbnor Spahiu, thirrje qytetarëve që të mos i bien nëpër Serbi - Gazeta Express
string(94) "osmani-priti-ne-zyre-ish-policin-arbnor-spahiu-thirrje-qytetareve-qe-te-mos-i-bien-neper-serbi"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 16:57

Osmani priti në zyrë ish-policin Arbnor Spahiu, thirrje qytetarëve që të mos i bien nëpër Serbi

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 16:57

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj ish-policin e Njësisë Speciale, Arbnor Spahiun, i cili u mbajt në paraburgim për disa muaj në Serbi nën akuzën për gjoja “vrasje të rëndë” në Banjskë.

“Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet”, tha Osmani.

Presidentja pati një thirrje për të gjithë qytetarët që të shmangin kalimin nëpër Serbi.

“Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb”.

Spahiu u kthye në Kosovë të premten para mesnate. Ai u mbajt në paraburgim në Suboticë të Serbisë nga 9 qershori./Express/