Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë - Gazeta Express
string(74) "osmani-pranon-letrat-kredenciale-nga-ambasadori-i-ri-i-hungarise-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 14:31

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 14:31

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Presidentja Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi”, tha Presidenca në njoftim./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement