Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini - Gazeta Express
string(80) "osmani-pranoi-letrat-kredenciale-nga-ambasadori-i-ri-i-italise-maurizio-antonini"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 15:27

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 15:27

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.

Siç njofton Presidenca,  Osmani i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, u tha në njoftim.

Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement